Sot, më 15 qershor, bota shënon ‘Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Dhunë ndaj të Moshuarve’, iniciativë kjo globale e Kombeve të Bashkuara, që synon të hedhë dritë mbi një çështje shpesh të anashkaluar, si dhuna fizike, psikologjike, financiare dhe neglizhenca që përjetojnë shumë të moshuar, shpesh nga njerëzit që u qëndrojnë më së afërmi.
Statistikat globale të këtij fenomeni negativ janë alarmante në botë, ku sipas OBSH-së, rreth 1 në 6 persona mbi moshën 60 vjeç, përjeton një formë të abuzimit fizik çdo vit. Në shumë raste, këto raste mbesin të padeklaruara, për shkak të frikës, turpit apo mungesës së mbështetjes.
Të moshuarit kanë nevojë për dinjitet, jo për mëshirë. Kujdesi dhe respekti ndaj tyre është pasqyrë e shoqërisë që ndërtojmë.







