Lupusi është një sëmundje kronike dhe shpesh nuk shihet në dukje. Ndërgjegjësimi rreth simptomave të saj, ndihmon që të kuptohet më mirë nga publiku dhe të mos minimizohet dhimbja apo lodhja që përjetojnë pacientët. Për këto arsye të lartcekura dhe për shumë arsye të tjera, muaji maj, shënon ‘Muajin për Ndërgjegjësim ndaj Lupusit’, ku njerëzit mësojnë më shumë për këtë sëmundje auto-imune, që shpesh keqkuptohet dhe diagnostikohet me vonesë.
Shënimi i ‘Muajit të Lupusit’, nxit mbledhjen e fondeve për kërkime që mund të çojnë në trajtime më efektive dhe ndoshta një ditë edhe në shërim. Diagnoza e hershme mund të ndryshojë rrjedhën e sëmundjes dhe të parandalojë dëmtime të rënda në organet brendshme dhe të jashtme të njeriut. Fushatat ndërgjegjësuese gjatë majit, ndihmojnë njerëzit të njohin simptomat dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë.
Prandaj, edukimi rreth kësaj sëmundjeje është kyç.







