Familja është vendi ku nis gjithçka – edukimi, dashuria, vlerat dhe identiteti. Në një kohë kur ritmet e jetës janë gjithnjë e më të shpejta dhe sfidat sociale, ekonomike e kulturore janë të mëdha, është e nevojshme që të kujtojmë rolin qendror që luajnë familjet në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë në tërësi.
Çdo vit, më 15 maj, bota kremton ‘Ditën Ndërkombëtare të Familjes’, një datë e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e familjes, si bërthamë themelore e shoqërisë. Kjo ditë nuk është vetëm një rast për të festuar lidhjet familjare, por edhe për të reflektuar mbi sfidat që përballen familjet në botën moderne dhe për të promovuar politika që mbështesin stabilitetin, mirëqenien dhe barazinë, në çdo lloj strukture familjare.
Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Familjes’, fokusohet në një temë të veçantë. Këtë vit (2025), fokusi është vendosur mbi ‘Ndikimin e teknologjisë në jetën familjare’, duke analizuar se si përparimet teknologjike, kanë transformuar mënyrën se si anëtarët e një familjeje ndër veprojnë me njëri-tjetrin – si në aspektin pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.
Prandaj, jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë, kaloni më shumë kohë së bashku me familjen dhe edukoni fëmijët mbi vlerat e dashurisë, respektit, tolerancës dhe ndihmës për të tjerët.







