Sonte, me fillim nga ora 20:00, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Llapit. Finalja që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, përplasë dy skuadra që po luftojnë për një vend në garat e UEFA Europa Conference League. Në këtë finale, Prishtina vjen pasi eliminoi Dritën në gjysmëfinale dhe kërkon ta fitojë Kupën për herë të nëntë në histori. Bardhë e kaltrit janë klubi më i suksesshëm në këtë garë, me 8 trofe të fituara deri më sot.
Në anën tjetër, Llapi ka treguar rritje të madhe vitet e fundit dhe është rikthyer në finale, pas eliminimit të Drenicës në gjysmëfinale. Skuadra nga Podujeva ka fituar Kupën dy herë radhazi, në sezonet 2020/21 dhe 2021/22 si dhe synon triumfin e tretë brenda katër viteve.
Kjo finale pritet të sjellë spektakël dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit kosovar.







