Më 22 maj, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik”, e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë jetike të biodiversitetit, në planetin tonë.
Diversiteti biologjik, që përfshin të gjitha format e jetës, nga mikroorganizmat te bimët dhe kafshët, është themeli i sistemeve natyrore që na ofron ushqim, ujë të pastër, ajër të freskët dhe mbrojtje ndaj ndryshimeve klimatike. Humbja e vazhdueshme e specieve dhe degradimi i habitateve, përbëjnë një rrezik serioz për ekuilibrin ekologjik dhe mirëqenien e njerëzimit.
Diversiteti biologjik nuk është vetëm një çështje mjedisore, por edhe ekonomike, shëndetësore dhe etike. Ruajtja e tij, është përgjegjësi e përbashkët për një të ardhme të sigurt dhe të begatë për të gjitha gjallesat në Tokë.