Sot (25.05.25), në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Futbollit’, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të nderuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ka ky sport, në ndërtimin e paqes, solidaritetit dhe zhvillimit global.
‘Dita e Futbollit’, lidhet me përvjetorin e turneut të parë ndërkombëtar të futbollit nën organizimin e OKB-së, i zhvilluar në vitin 1979, në kuadër të vitit ndërkombëtar të të rinjve. Futbolli është shumë më tepër se një lojë, është një gjuhë universale që kalon kufijtë, përkatësitë kombëtare dhe kulturore, që ka fuqinë të bashkojë njerëzit nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Në shumë qytete të botës, sot zhvillohen ndeshje miqësore, aktivitete edukative për të rinjtë dhe fushata për të promovuar përfshirjen sociale përmes sportit.
Edhe në Kosovë, shkollat, klubet sportive dhe akademitë e futbollit organizojnë aktivitete që promovojnë dashurinë për futbollin dhe mesazhin se futbolli është për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë apo përkatësisë etnike.







