Filharmonia e Kosovës vazhdon të jetë shumë aktive me koncerte dhe prezantime në vend por edhe në botë. Koncerti i tyre i radhës do të mbahet nesër, me 28 mars në bashkëpunim me Institutin Francez në Prishtinë.
Nën drejtimin e mjeshtrit Marco Crispo dhe me pjesëmarrjen e solistëve Liza Kerob (violinë) dhe Altin Tafilaj (violë), koncerti fillon në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Me këtë koncert, Filharmonia e Kosovës i bashkohet botës muzikore në shënimin e 150-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh francez, Maurice Ravel.
Në këtë koncert, Filharmonia do të interpretojë vepra të kompozitorëve të njohur, siç janë: Wolfgang Mozart, Maurice Ravel, Lili Boulanger dhe emra të tjerë të njohur të muzikës klasike.







