‘Dita Botërore e Teatrit’ festohet çdo vit më 27 mars dhe ka për qëllim të promovojë rëndësinë e teatrit si dhe tërësinë e tij si një formë arti, mjet komunikimi dhe argëtimi. Kjo ditë u krijua në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit , që është i themeluar nga UNESCO. Dita e sotme synon të njohë dhe të vlerësojë rolin e teatrit në zhvillimin e shoqërive, duke inkurajuar ndërkombëtarizimin e artit dhe duke forcuar komunikimin midis popujve dhe kulturave të ndryshme përmes teatrove.
Çdo vit, një artist me famë nga fusha e teatrit, e jep një mesazh global për ‘Ditën e Teatrit”. Pastaj, ky mesazh shpërndahet dhe interpretohet në të gjitha kontinentet dhe është një mundësi për të reflektuar mbi fuqinë e teatrit si një mjet për të nxjerrë në pah tema të rëndësishme shoqërore dhe kulturore.
Teatri është një formë e lashtë arti që ka një ndikim të madh në zhvillimin emocional, intelektual e shoqëror të individëve dhe grupeve. Ai është një mjet i fuqishëm për të përçuar mesazhe, për të ngritur pyetje dhe për të promovuar empatinë dhe mirëkuptimin midis njerëzve të kulturave dhe grupeve të ndryshme.







