Më 26 mars, do të organizohet koncerti i radhës i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Rahovec.
Koncerti i Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe Ansamblit të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet nga ora 19:30, në Hollin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici”, në Rahovec.
Në koncert do të luhen vepra nga Rafet Rudi, Vasil S.Tole, Kushtrim Gashi dhe kompozitorë të tjerë nën dirigjimin e Hajrullah Sylës. Të interesuarit mund të bëjnë rezervimin falas në këtë adresë – https://bit.ly/3DyF68d
Filharomia e Kosovës ka filluar këtë vit me koncerte të shumta, një nga këto ishte prezantimi i tyre për herë të parë në Bern të Zvicrës.







