Edhe kjo javë, ka sjellë shumë zhvillime të rëndësishme nga teknologjia. Kompania Apple ka sjellë modelin më të fundit të MacBook Air, i cili përmban çipin e fuqishëm M4, me një ngjyrë të re të kaltër qielli apo “Sky Blue” dhe një kamerë të përmirësuar 12 MP. Çmimi për këtë produkt të ri nga Apple, fillon nga 999 dollarë, për modelin 13 inç dhe 1.199 dollarë për modelin 15 inç.
Të reja kemi edhe nga Microsoft, kompani kjo e cila ka njoftuar për një investim prej 300 milionë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës së Inteligjencës Artificiale, në Afrikën e Jugut.
Kur jemi tek Inteligjenca Artificiale, Universiteti i Oksfordit ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me OpenAI për të integruar AI-në, në kërkimin dhe mësimdhënien akademike.
Ndërkohë lajmet ‘befasuese’ nga teknologjia, nuk kanë munguar as këtë javë, ku kompania australiane Cortical Labs ka prezantuar CL1, një kompjuter biologjik që përdor neurone të kultivuara të trurit të njeriut, të integruara me çipe silikoni. Ky sistem revolucionar krijon rrjete të ngjashme me trurin e njeriut, duke përpunuar informacionin përmes impulseve elektrike. Kompjuteri CL1 pritet të dalë në treg në qershor të këtij viti, me një çmim prej 35.000 dollarësh.







