Super finalja e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll do të përballë Trepçën dhe Bashkimin. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, të cilat synojnë fitoren. Mitrovicasit kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, ndërsa Bashkimi vetëm një herë, në vitin 2001. Në pesë takimet e fundit direkte, Trepça ka tri fitore dhe Bashkimi ka dy.
Trepça eliminoi Proton Cable dhe Sigal Prishtinën për të arritur në finale, ndërsa Bashkimi mundi Borën dhe Vëllaznimin.
Biletat për finalen do të shiten nga secili klub përkatës, me çmime 5 Euro për biletat e zakonshme dhe 15 Euro për ato VIP. Ndeshja zhvillohet sot më 12 shkurt, në Prishtinë, nga ora 19:00.







