“Dita Botërore e Bishtajave” është e themeluar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara, për të njohur rëndësinë e bishtajave dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e llojeve të tyre, si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin.
Kjo ditë shënohet më 10 shkurt, që nga viti 2019, për të rritur ndërgjegjësimin për aktivitetet dhe informacionet në lidhje me bishtajat, siç janë: fasulet e thata, thjerrëzat, bizelet e thata, qiqrat, lupinat, etj.
Bishtajat janë një burim i shkëlqyer proteinash, fibrash e mikronutrientësh dhe kultivimi i tyre ndihmon në ruajtjen e shëndetit tonë. Kjo ditë promovon përdorimin e thjerrëzave apo bishtajave në ushqim dhe nxit një dietë më të shëndetshme e më të balancuar për njerëzit anë e kënd botës.







