Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka zbuluar programin e pasur të shfaqjeve për muajin shkurt, duke sjellë një larmi shfaqjesh për të gjitha moshat. Muaji hapet më 12 shkurt me reprizën e shfaqjes “Krejona”, një vepër nga autori dhe regjisori Kaltërim Balaj, e cila do të jetë në skenë edhe më 13 shkurt.
Më 20 shkurt, skena e teatrit mirëpret premierën e shfaqjes teatrale me vallëzim, e titulluar “Brendësia e kostumit”, një produksion i ‘Dans Pri Fest’, me autor Gëzim Sertollajn. Programi vijon me një përzgjedhje të pasur shfaqjesh, duke përfshirë teatro mysafire, shfaqje për fëmijë dhe Stand Up komedi, duke sjellë diversitet dhe argëtim për publikun.
Muaji përmbyllet më 28 shkurt, me shfaqjen “Deni dhe deti i thellë i kaltër”, me regji të Ana Batevës. Sipas njoftimit, shfaqjet për të rritur fillojnë në ora 20:00, ndërsa ato për fëmijë në ora 12:00.








