“Dita e Mbrojtjes së të Dhënave” çdo vit shënohet me datën 28 janar dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për rëndësinë e sigurisë së informacionit.
Kjo ditë festohet tashmë në mbarë botën, nën emrin “Dita e Privatësisë”, e cila shënon përvjetorin e nënshkrimin të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me “Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”, duke rritur ndërgjegjësimin mbi nevojën për të respektuar dhe mbrojtur privatësinë e individit.
Për të shënuar këtë ditë, sot organizohen aktivitete të shumta vetëdijesuese, seminare dhe fushata për të ndërgjegjësuar individët dhe bizneset për ligje e mbrojtjes së të dhënave personale si dhe për të inkurajuar përdorimin e teknologjive të sigurisë për të parandaluar abuzimet me informacionet personale online. Tema me të cilën shënohet kjo ditë, është “Vendosni privatësinë në radhë të parë”.







