‘Dita e Angazhimit të Komunitetit’ shënohet sot, me 28 janar dhe synon të inkurajojë përfshirjen aktive të individëve dhe grupeve nga e gjithë bota, për të adresuar sfidat globale. Kjo ditë shënohet në mënyra të ndryshme, por qëllimi i saj i përbashkët është të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të promovojë ndihmën reciproke mes popujve.
Angazhimi i çdo individi, organizate dhe shteti, është i nevojshëm për të përballuar sfidat globale, si varfëria, ndryshimet klimatike, arsimimi dhe shëndetësia. Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi mundësinë që kemi të gjithë ne, si shoqëri, për të bërë ndryshime pozitive në jetën e njerëzve dhe të planetit tonë, duke u angazhuar në veprime konkrete.
Shumë individë mund të angazhohen në aktivitete vullnetarizmi, si pastrimi i ambienteve në natyrë, mbledhja e fondeve për organizata bamirësie ose ndihma për komunitetet që ndodhen në nevojë. Angazhimi ynë, mund të bëjë ndryshime të mëdha dhe të qëndrueshme, kur veprat tona janë të bashkuara dhe të fokusuara në arritjen e qëllimeve globale të përbashkëta, për të mirën e komuniteteve.







