Kampi Bondsteel, në Ferizaj, ka shpallur një vend të lirë pune për pozitën ‘Inxhinier Civil’, në Drejtorinë e Punëve Publike (DPW). Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar Formularin e Aplikimit të KFOR-it.
Kërkesat për Edukimin, Përvojën dhe Aftësitë për këtë pozitë, janë:
- Diplomë universitare në inxhinieri.
- Njohuri të mira të softuerit AutoCAD.
- Të paktën dy (2) vjet përvojë profesionale në inxhinierinë strukturore.
- Aftësi në hartimin e raporteve teknike dhe deklaratave të punës (SOW).
- Aftësi të mira pune në ekip dhe komunikim.
- Patentë shofer, kategoria B.
Kërkesat për Gjuhë:
- Anglisht – shumë mirë (njohuri profesionale të plotë për të komunikuar në çdo situatë me fjalor të gjerë dhe të saktë, përfshirë hartimin e dokumenteve teknike dhe korrespondencës).
Afati i Aplikimeve:
Aplikimet duhet të dërgohen përmes postës elektronike në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int nga data e sotme 20 dhjetor, 2024 e deri më 9 janar 2025. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Kushtet e Punës dhe Paga:
Kandidati i suksesshëm do të punojë në Kampin Bondsteel, Ferizaj dhe do të paguhet 2,401.77 € në muaj. Përfitime të tjera përfshijnë sigurim shëndetësor, 24 ditë pushim vjetor dhe deri në 7 ditë pushime speciale.
Kandidati i përzgjedhur do të marrë një kontratë fillestare 12-mujore, me mundësi shndërrimi në një kontratë të përhershme në varësi të performancës dhe nevojave operacionale.
Dokumentet e nevojshme për këtë pozitë, mund të gjenden në këtë faqe interneti https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local dhe aty përfshihen:
- Përshkrimi i Punës dhe
- Formulari për Aplikim.







