Më 11 dhjetor, të vitit 1946, është formuar UNICEF-i (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët), për ti ofruar ndihmë humanitare dhe mundësi zhvillimi, fëmijëve në mbarë botën.
Fillimisht, UNICEF-i ishte menduar si një fond ndihmesë, për të ndihmuar fëmijët pas Luftës së Dytë Botërore, por në vitin 1953, UNICEF-i miratoi mandatin për të ndihmuar fëmijët e cenueshëm në të gjithë botën, pavarësisht shkaktarit.
UNICEF-i tani është i pranishëm në mbi 190 vende të botës, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, arsimit, uljen e vdekshmërisë së foshnjave, ofrimin e ushqimit të freskët dhe ujë të pastër për fëmijët në rajone të rrezikshme. Pra, UNICEF është një organ ndërkombëtar që është përgjegjës për përmirësimin e jetës së miliona fëmijëve në gjithë botën.







