Sot, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare të Maleve’, e cila ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin për rëndësinë e maleve në ekosistemin global dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në zonat malore. E shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2003, kjo ditë thekson rëndësinë jetike të maleve, si burimet e ujit, biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore.
Motoja e këtij viti është “Malet kanë rëndësi për biodiversitetin”, e cila vë në qendër rolin e maleve si habitat për një numër të madh speciesh të florës dhe faunës, shumë prej të cilave janë unike dhe të rrezikuara. Zonat malore mbulojnë rreth 27% të sipërfaqes së tokës dhe sigurojnë jetesë për më shumë se 1.1 miliard njerëz, në mbarë botën. Përveç kësaj, burimet e ujit të freskët nga malet mbështesin miliona të tjerë që jetojnë në ultësira.
Në Kosovë, kjo ditë sjell vëmendjen te peizazhet e jashtëzakonshme si Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri, që jo vetëm ofrojnë bukuri natyrore, por edhe japin mundësi të shumta për turizëm, sporte dimërore dhe zhvillim ekonomik.
Le të shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar mbi rëndësinë e maleve dhe për të ndërmarrë hapa të vegjël, por të qëndrueshëm, për t’i mbrojtur ato për brezat e ardhshëm sepse malet kanë rëndësi për të gjithë ne!







