“Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut” shënohet çdo vit më 10 dhjetor, për të festuar dhe promovuar të drejtat themelore të njeriut, të cilat janë të garantuara nga “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor, të vitit 1948, si një dokument themelor që përcakton standardet globale për trajtimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut.
Tema e cila sivjet shënon këtë ditë, është “Të drejtat tona, e ardhmja jonë, tani!”. Pra, të drejtat e njeriut mund t’i fuqizojnë individët dhe komunitetet për të krijuar një të nesërme më të mirë për të gjithë. Duke përqafuar dhe besuar në fuqinë e plotë të të drejtave të njeriut, si rruga drejt botës që duam, ne mund të bëhemi më paqësorë, të barabartë dhe të qëndrueshëm.
“Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut” është një mundësi për të reflektuar mbi ecurinë e të drejtave të njeriut dhe për të shtuar angazhimin e përgjithshëm dhe siguruar që secili individ, kudo që jeton, e gëzon lirinë dhe të drejtat e tij themelore.







