Sipas statistikave, mbi 600 milionë njerëz në të gjithë globin luajnë basketboll çdo vit dhe basketbolli është sporti i dytë më i popullarizuar në botë, ndërsa sporti numër një që luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht sot, me 21 dhjetor, bota shënon ‘Ditën Botërore të Basketbollit’, për të vlerësuar ndikimin e këtij sporti në jetën e individëve dhe shoqërive. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e basketbollit si një sport për bashkim, zhvillim dhe promovimin e shëndetit.
Kanë kaluar më shumë se 130 vjet pasi Dr. James Naismith, shpiku lojën e basketbollit në Springfield dhe sot ky sport dhe kjo ditë na shërben si një kujtesë për të kapërcyer kufijtë, kulturat dhe gjuhët dhe për të bashkuar njerëzit në mbarë botën.
Si një sport që vazhdon të rritet dhe të zhvillohet, basketbolli na frymëzon të mendojmë më shumë për atë çfarë mund të arrijmë kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët.







