Sot shënohet ‘Dita Botërore e Basketbollit’, një ngjarje e veçantë që kremton sportin e basketbollit dhe ndikimin e tij në mbarë botën. Kjo ditë nderon ata që kanë kontribuar në zhvillimin e tij dhe inkurajon njerëzit nga çdo kontinent, të angazhohen në këtë sport.
Basketbolli është një sport që bashkon individët e të gjitha grupeve shoqërore, kulturore dhe etnike, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
‘Dita Botërore e Basketbollit’, i jep mundësi tifozëve dhe lojtarëve të basketbollit të ndajnë pasionin e tyre për këtë sport, duke organizuar aktivitete, turne dhe evente speciale.
Ky sport ka kaluar përtej kufijve të fushës, duke u bërë një simbol i përpjekjeve të përbashkëta, i pasionit dhe shpresës si dhe një mundësi për të arritur suksese në çdo aspekt të jetës.







