Dy artistët e mirënjohur, Ardi dhe Mirdoni të cilët po na sjellin hite të njëpasnjëshme dhe janë shumë aktiv me projekte të reja në industrinë muzikore, së shpejti kanë paralajmëruar se do të sjellin në treg një tjetër surprizë për fansat e tyre.
Artistët kanë paralajmëruar se me datën 10 nëntor, do të bëjnë promovimin e albumit të tyre më të ri, të cilin e kanë emërtuar ‘Pak Diell’. Sipas Adit dhe Mirdonit, studio albumi i tyre më i ri, përmban 10 këngë të reja, të cilat do të jenë të finalizuara edhe me videoklipe. Këngët janë nga të gjitha zhanret muzikore, duke filluar nga baladat e deri te këngët popullore.
Artistët së fundmi publikuan edhe projektin e tyre më të ri muzikor, këngën e shkëputur nga albumi më i ri, të titulluar ‘E doja’, të cilën e kanë realizuar në bashkëpunim me, Luiz Ejllin.








