Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) po vazhdon ta mbajë të hapur thirrjen për programin vjetor për vitin e ardhshëm 2025.
Galeria ka bërë të ditur se në këtë thirrje do të pranohen propozime për ekspozita ndërdisiplinore (duke përfshirë mediumin e pikturës, skulpturës, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës, etj.) si dhe për projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe, multimediale. Ekspozitat dhe projektet mund të implementohen brenda ose jashtë objektit të GKK-së, në koordinim dhe diskutim me stafin e galerisë. Në këtë thirrje inkurajohen projekt-propozimet nga artistë dhe kuratorë, organizata dhe komunitete kulturore, hulumtues si dhe praktikues të tjerë të arteve pamore.
Afati i fundit për aplikim është data 23 dhjetor, 2024.







