‘Dita Botërore e Mirësisë’, që festohet çdo vit më 13 nëntor dhe na shërben si një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi rëndësinë e sjelljes pozitive dhe empatisë në familje, shoqëri dhe kudo. Kjo ditë është një kujtesë që, pavarësisht ngjarjeve dhe sfidave të përditshme, çdo akt i vogël mirësie mund të krijojë një ndryshim të madh. Kjo datë u vendos me 13 nëntor nga “World Kindness Movement”, një lëvizje kjo e vitit 1998, që kishte për qëllim të promovonte solidaritetin, dashurinë, dhe mirëkuptimin në mbarë botën.
Në një botë që shpesh është e mbushur me konflikte, ndarje dhe tensione, aktet e thjeshta të mirësisë mund të ndërtojnë ura dhe të krijojnë lidhje më të forta mes njerëzve. Studimet shkencore kanë treguar se veprimet e mirësisë, mund të ngrenë nivelet e lumturisë dhe të ulin stresin.
Për shembull, një buzëqeshje ndaj një të huaji, ndihma për dikë që ka nevojë ose edhe një fjalë e ngrohtë, mund të ndikojnë në përmirësimin e disponimit të dikujt.







