Çdo vit më 15 tetor, shënohet “Dita Botërore e Studentëve” e cila shënohet në datën e lindjes së Dr. Abdul Kalam, ish-presidentit të Indisë dhe shkencëtarit të famshëm, i cili ishte i njohur për punën e tij në shkencë dhe teknologji, veçanërisht në zhvillimin e raketave dhe kërkimin hapësinor.
Ishte viti 2010, kur Kombet e Bashkuara vendosën që “Dita Botërore e Studentëve” të shënohet pikërisht në nderim të kontributit të Dr. Kalam si dhe për t’i motivuar studentët nga e gjithë bota, që të vazhdojnë të mësojnë dhe të përsosin njohuritë e tyre.
Duke e respektuar këtë ditë, ne nderojmë besimin dhe moton e Dr. Kalam, i cili thoshte se studentët janë udhëheqësit e ardhshëm dhe krijuesit e ndryshimeve, që mund të formojnë një botë më të mirë për të gjithë.







