Për të promovuar mësimin e gjuhëve dhe diversitetin kulturor, Këshilli i Evropës në vitin 2001 vendosi që “Dita Evropiane e Gjuhëve” të shënohet çdo vit, më 26 shtator.
Shënimi i kësaj dite thekson rëndësinë e shumë-gjuhësisë dhe inkurajon njerëzit të mësojnë gjuhë të reja, duke nxitur komunikim dhe mirëkuptim më të mirë midis kulturave të ndryshme.
Slogani i këtij viti, që shënon “Ditën Evropiane të Gjuhëve”, është “Gjuhët për paqe”, përmes së cilit theksohet se si diversiteti gjuhësor dhe edukimi gjuhësor mund të luajnë një rol kyç, në promovimin e një kulture paqeje, të jetuarit së bashku dhe demokracisë.







