Policia e Kosovës vazhdon të bëjë apel për kujdes të shtuar në komunikacion, duke theksuar se edhe në ditët e fundit të muajit shtator, numri i gjobave të trafikut për kundërvajtësit mbetet i lartë.
Në raportin 24 orësh, Policia njofton se janë shpërndarë 2.535 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk ka pasur aksidente me fatalitet.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të palodhur, për rritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve në tërësi.







