Më 6 tetor, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit bamirës të radhës “Race For the Cure”, një ngjarje kjo vjetore e cila mbledh mijëra njerëz për të mbështetur luftën kundër kancerit të gjirit. Ngjarja do të mbahet në zemrën e qytetit, në rrugën “Nënë Tereza”, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bashkohen në një garë simbolike për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbledhur fonde për kauzën.
“Race For the Cure” është organizuar në shumë qytete anembanë botës dhe përveç aspektit sportiv, synon të krijojë një frymë solidariteti dhe mbështetjeje për të prekurit nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre. Në Prishtinë, pritet një pjesëmarrje e madhe nga komuniteti lokal, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë nga mbarë Kosova.
Kjo ngjarje jo vetëm që promovon shëndetin dhe mirëqenien, por gjithashtu forcon rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë. Pjesëmarrësit do të mund të regjistrohen paraprakisht online ose në vend të ngjarjes.
“Race For the Cure” i fton të gjithë që ti bashkohen kësaj iniciative, për të treguar mbështetje dhe për të qenë pjesë e ndryshimit!







