‘Dita Botërore e Maturisë ndaj Alkoolit’, e shënuar çdo vit më 3 tetor, është një ditë kushtuar vetëdijesimit për konsumimin e moderuar të alkoolit dhe ndërgjegjësimit për efektet që sjellë alkooli për individë dhe shoqërinë në përgjithësi.
Lëvizja e maturisë filloi në fillim të shekullit të 19-të, e nxitur nga shqetësimet mbi ndikimet sociale dhe shëndetësore të alkoolit. Vetëm gjatë vitit 2019, në mbarë botën, 2.6 milionë vdekje i atribuohen konsumimit të alkoolit, nga të cilat 2 milionë ishin meshkuj dhe 600 mijë femra, observuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Të dhënat për konsumin global të alkoolit tregojnë se rreth 400 milionë njerëz të moshës 15 vjeç e lart, jetojnë me çrregullime të përdorimit të alkoolit dhe rreth 209 milionë jetojnë me varësi nga alkooli.
Vdekje të shumta vijnë edhe nga persona të cilët nën ndikimin e alkoolit ngasin veturën dhe rrezikojnë veten dhe të tjerët.







