Çdo vit më 8 tetor, shënohet ‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Disleksinë’, e cila mëton të rrisë ndërgjegjësimin për personat e prekur me këtë çrregullim dhe për vështirësitë e tyre në mësim, lexim, shkrim dhe drejtshkrim.
Theksojmë se disleksia është një aftësi e kufizuar specifike e të mësuarit që në origjinë është neurobiologjike. Ky çrregullim shkakton probleme në lexim, shkrim dhe aftësi gjuhësore, edhe nëse personi ka inteligjencë normale ose superiore. Disleksia prek 5% deri 10% të popullsisë së botës dhe kjo e bën jetën e tyre më të vështirë.
Kujtojmë që shumë personalitete me famë botërore njihen si dislektik, si :Albert Einstein, Leonardo da Vinci, Pablo Picasso, Steven Spielberg, Walt Disney, Jim Carrey, Orlando Bloom, Tom Cruise, Sally Gardner, John Lennon, e shumë të tjerë.
‘Dita e Disleksisë’ është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e mbështetjes dhe edukimit për ata që përballen me këtë çrregullim dhe për të promovuar një shoqëri më të ndjeshme dhe përfshirëse.







