– Më 28 tetor, të vitit 2016, këngëtari Elvis Presley, u klasifikua sërish në vendin e parë në top lista botërore. Albumi i fundit që e arriti këtë pozitë ishte “The Wonder Of You”, që mposhti edhe artistët Lady Gaga dhe Michael Buble.
– Më 28 tetor, të vitit 2019, pjesëtari i rock bendit New Order, Stephen Morris kërkoi përmes mediave që ti kthehet violina e tij antike, në vlerë prej 250.000 funte, meqë e harroi në tren. Ai harroi instrumentin 310-vjeçar, të mbështjellë në një çarçaf të bardhë, kur zbriti me biçikletë nga treni në Londër të cilën më pas e gjetën policia dhe ia kthyen në shtëpi.
– Më 28 tetor, të vitit 2007, fituesja e spektaklit televiziv ‘X Factor’, Leona Leëis arriti në vendin e parë në top listën e këngëve më të mire në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e parë nga albumi i saj debutues ‘Bleeding Love’. Lewis pati shitjet më të mëdha të javës së parë, duke tejkaluar me shitje të albumit edhe pesë pozitat tjera në top dhjetëshe të mbledhura së bashku.
– Në po këtë datë, të vitit 1978, rock grupi Kiss, publikuan filmin që tregonte për jetën e tyre si artistë, të cilin e titulluan ‘Kiss Meets the Phantom of the Park’.







