Çdo vit, me 28 tetor, shënojmë “Ditën Ndërkombëtare të Animacionit”, ditë kjo e themeluar në vitin 2002, nga Shoqata Ndërkombëtare e Filmit të Animuar (ASIFA), për të përkujtuar shfaqjen e parë të animacionit, e cila u shfaqë para publikut më 28 tetor, të vitit 1892, në teatrin ‘Théâtre Optique’, në Paris.
“Dita Ndërkombëtare e Animacionit” synon të promovojë artin e animacionit dhe krijuesit e tij, të ndihmojë në edukimin e publikut për historinë dhe rëndësinë e këtij arti si dhe të bashkojë komunitetin global të artistëve të animacionit. Gjatë kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme, si shfaqje filmash, ekspozita, punëtori dhe diskutime. Përndryshe, ka qenë Émile Reynaud që ka krijuar një nga shfaqjet e para të animacionit “Pantomimes Lumineuses”. Për shumë vite me radhë edhe shoqëria kosovare ka pasur mundësinë që të shohin filma të animuar, kjo falë festivalit ‘Anibar’, që sivjet mbajti edicionin e 15-të me radhë, nga data 15 e deri më 21 korrik 2024, në qytetin e Pejës.