– Më 24 tetor, të vitit 1986, ka lindur një nga artistët më të mëdhenj të muzikës rap dhe R&B, Drake. Kanadezi njihet si një nga këngëtarët më me influencë në histori të muzikës. Ai ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar shumë çmime Grammy, duke vendosur rekorde në top-listat botërore dhe duke u bërë një nga artistët më të shitur të dekadës së fundit.
– Më 24 tetor, të vitit 2007, pop bendi Backstreet Boys, publikuan albumin e parë pa anëtarin e bendit Kevin Richardson, album të cilin e titulluan ‘Unbreakable’.
– Në këtë datë, të vitit 2020, këngëtarja Billie Eilish, solli koncertin e parë virtual, në shkallë të gjerë, me efekte të realitetit të zgjeruar (XR), të cilin e emërtoi ‘Where Do We Go? The Livestream’. Biletat kushtonin 30 dollarë.
– Më 24 tetor, të vitit 1978, doli në kinema versioni i filmit ‘The Wiz’, i cili debutoi si një prodhim skenik në Broadway, në vitin 1975. Kasti i aktorëve përfshinte Diana Ross si Dorothy dhe Michael Jackson në rolin e Scarecroë.







