Çdo vit me datën 24 tetor, festohet ‘Dita e Kombeve të Bashkuara’, e cila shënon themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në vitin 1945.
Gjatë kësaj dite vihet në pah puna e Organizatës në promovimin e paqes, sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit në mbarë botën. Kjo ditë shërben si një kujtesë për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e OKB-së në adresimin e sfidave globale.
Për të shënuar “Ditën e Kombeve të Bashkuara”, në mbarë botën organizohen aktivitete, diskutime dhe ngjarje të ndryshme të cilat ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për misionet dhe qëllimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.







