– Me 15 tetor, të vitit 1973, ikona e muzikës popullore amerikane, Dolly Parton lansoi këngën “Jolene”. Kënga në fjalë, ka pasur një ndikim të madh në kulturën pop dhe konsiderohet një nga këngët më të mira të të gjitha kohërave nga shumë revista dhe kritikë.
– Me 15 tetor, të vitit 1998, këngëtari Puff Daddy realizoi koncertin e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar, në hapjen zyrtare të klubit të natës ‘Sound Republic’, në Leicester Square.
– Në këtë datë, të vitit 2003, hapi dyert për publikun Muzeu i Shtëpisë së Louis Armstrong. Me lokacion në lagjen Corona të Queens, të Nju Jork-ut, shtëpia ishte rezidencë e këngëtarit të ndjerë, për një kohë të gjatë.
– Me 15 tetor, të vitit 1988, cover-i i “Red Red Wine”, i interpretuar me fillim nga Neil Diamond, e më pas kënga e ripërpunuar dhe e publikuar nga grupi UB40, arriti që të pozicionohet në vendin e parë, në Billboard Hot 100, katër vjet pas publikimit të saj fillestar.







