– Sot, në ditëlindjen e tij, kujtojmë DJ Avicii, i cili kishte lindur me datën 8 shtator, të vitit 1989. Ai u nda nga jeta në vitin 2018.
– Sot, më 8 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja Pink. Emri i vërtetë i saj është Alicia Moore dhe ka lindur në vitin 1979.
– Me 8 shtator, të vitit 1990, Jon Bon Jovi kryesoi top listën Billboard Hot 100, me këngën e tij debutuese si solo artist “Blaze of Glory”.
– Në këtë datë të vitit 1968, bendi The Beatles performuan këngën “Hey Jude”, në shfaqjen televizive në Mbretërinë e Bashkuar ‘Frost’, para një audiencë të madhe.
– Në këtë datë, të vitit 1984, Stevie Wonder arriti që të klasifikohet në vendin e parë në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me baladën e tij “I Just Called to Say I Love You”.







