Shtatori njihet edhe si “Muaji i Leximit të një Libri të Ri” (Read A New Book Month), që është një iniciativë e cila për qëllim ka të nxisë njerëzit për të lexuar një libër të ri, duke provuar, ndoshta, edhe ndonjë zhanër që nuk e keni lexuar më parë. Leximi i një libri të ri sjell shumë përfitime. Përveç se na ndihmon të zhvillojmë mendjen dhe të zgjerojmë njohuritë tona, leximi na bënë që të ‘udhëtojmë’ në vende të ndryshme, të përjetojmë kultura të reja dhe të kuptojmë më mirë botën rreth nesh. Për t’u përfshirë në “Muajin e Leximit të një Libri të Ri”, krahas eksplorimit të ndonjë zhanri të ri, po ashtu mund të kërkoni edhe për autorë, të cilët nuk i keni lexuar më parë, të provoni të lexoni ndonjë libër në ndonjë gjuhë të huaj dhe të ndani përvojën e leximin me të tjerët.
Mos harroni, që në një botë me kaq angazhime, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin dhe për t’u çlodhur. “Muaji i Leximit të një Libri të Ri” mbi të gjitha është një festë për të rifreskuar dashurinë për leximin dhe për të përvetësuar njohuri të reja.







