Tashmë ka filluar procesi mësimor për një vit të ri shkollor, andaj Policia e Kosovës apelon për përgjegjësi të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese, si “Kujdes, shkolla” dhe “Këmbësorë,” është jetike që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal.
“Fëmijët janë më të brishtë dhe të paparashikueshëm në lëvizje, kështu që shpejtësia e ulët, vëmendja e lartë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore mund të shpëtojë jetë. Edhe këtë vit, veçanërisht kujdes të veçantë duhet të tregojmë për fëmijët që shkojnë në shkollë për herë të parë, të cilët janë më papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E sa i përket statistikave të përgjithshme të aksidenteve në komunikacion, ato do i sjellim më poshtë lajmit:








