Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, do të përmbyllen këtë të diel dhe pas garave të fundit, është Amerika vend i cili po prinë me medalje.
Me gjithsej 86 medalje të fituara në total, SHBA radhiten në vendin e parë, nga to 24 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 31 të bronzta. Në vendin e dytë sa i përket medaljeve radhitet Kina, me gjithsej 59 medalje, nga to 22 të arta, 21 të argjendta dhe 16 të bronzta.
Vendi i tretë i takon Francës, njëherit vendit nikoqir të Lojërave Olimpike. Sa i përket medaljeve të fituara, Franca ka deri më sot 48 medalje në total, nga to Franca ka 13 medalje të arta, 16 të argjendta dhe 19 të bronzta.







