Policia e Kosovës, në kuadër të planit zhvillimor strategjik dhe objektivave të parapara, po vazhdon angazhimet e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me theks të veçantë tani në sezonin veror, në avancimin e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Divizioni i Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, përmes zbatimit të planeve operative të sigurisë rrugore, aplikimit të ndryshimeve të ligjit të trafikut si dhe realizimit të një sërë fushatave sensibilizuese, ka ndikuar që të ketë një siguri më të madhe në trafikun rrugor.
Më poshtë e gjeni raportin 24 orësh të statistikave të përgjithshme të trafikut rrugor:
| Raporti 24 orësh nga P.K. | |
| Aksident trafiku me të lënduar | 32 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 105 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2324 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 24 |
| Persona në mbajtje | 14 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |







