Çdo vit me datën 17 korrik, shënohet ‘Dita Botërore e Emotikonave’, ditë kjo që u dedikohet ikonave apo simboleve të vogla digjitale që përdoren për të shprehur emocione, ide dhe koncepte në komunikimin digjital. Kjo ditë për herë të parë u festua në vitin 2014 dhe që atëherë është rritur në popullaritet në mbarë botën. Emogji-t apo emotikonat janë bërë pjesë përbërëse e bisedave tona në internet, postimeve në media sociale, mesazheve dhe madje edhe komunikimeve profesionale.
Përtej përdorimit të tyre praktik, emogji-t janë kthyer në një fenomen kulturor, duke ndikuar në art, modë, reklamë, madje edhe në film.







