Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për respektim të rregullave në trafik, duke patrolluar në lokacione të ndryshme në vend për të gjobitur të gjithë ata të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vend gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku. Po ashtu, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 34 aksidente trafiku me persona të lënduar derisa 36 me dëme materiale.
Sipas Qendrës për menaxhimin kufitar, në pikat e kalimit kufitar në Merdarë, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe pika të tjera në hyrje pritjet janë të gjatë nga 3-5 minuta. Ndërsa në dalje të pikës kufitare tek Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata rreth 50 metra.
Policia e Kosovës ka siguruar të gjithë qytetarët se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe apleojnë për kujdes maksimal gjatë ngasjes së automjeteve.







