Nga 24 ekipe pjesëmarrëse sa ishin në fillim, tani kanë mbetur vetëm katër, dhe ato do të shkojnë kokë më kokë në gjysmëfinale për një vend në finale. Të martën Spanja dhe Franca do të përballen në Munich, kurse Anglia dhe Holanda do të luajnë një ditë më vonë në Dortmund.
Anglia e siguroi vendin në gjysmëfinale pas fitores në penallti ndaj Zvicrës, kurse Holanda e mposhti Turqinë me rezultatin 2-1. Në të njëjtën mënyrë si Anglia kualifikimin e siguroi edhe Franca ndaj Portugalisë duke fituar pas ekzekutimit të penalltive. Kjo përballje do të jetë ditën e mërkure në ora 21:00.







