– Më 21 korrik, të vitit 2017, Justin Bieber u ndalua të performonte në Kinë, ku sipas Byrosë Kulturore të Pekinit “Nuk u lejohen performancat e personave që janë të përfshirë në sjellje të këqija”. Megjithatë, janë edhe disa artistë të tjerë që nuk janë lejuar të performojnë atje, si grupi britanik Oasis dhe grupi amerikan Maroon 5, për shkak të deklaratave të tyre politike dhe jo për shkak të sjelljeve të këqija.
– Më 21 korrik, të vitit 1966, Georgie Fame ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Get Away’.
– Më 21 korrik, të vitit 2014, Ed Sheeran u rendit në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e titulluar “X”. Ky album, arriti kulmin duke u renditur në pozitën e parë, në pesëmbëdhjetë vende. Singli i parë nga ky album, titullohej ‘Sing’. Në fund të vitit 2014, Spotify e shpalli albumin në fjalë, si albumin më të transmetuar në botë, për vitin 2014.







