Përmbledhjen e lajmeve javore e fillojmë me dy prej kompanive më të mëdha të teknologjisë. Apple besohet të jetë dy muaj larg zbulimit të gjeneratës së ardhshme të iPhone. Bëhet e ditur se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të vijnë me lente zmadhimi 5x, e derisa Apple po bëhet gati për lansimin e produkteve të reja, Samsung është bërë kompania e parë teknologjike që do të prezantojë një unazë inteligjente e cila mund të gjurmojë gjumin, lëvizjen dhe rrahjet e zemrës së përdoruesit. Siç bëhet e ditur, kjo unazë për të cilët do të kuptojmë më shumë detajet në ditët në vazhdim, e ka aftësinë të vlerësojë mirëqenien e një individi dhe të jap rezultate e rekomandime si një trajner virtual i fitnesit.
Inteligjenca artificiale pashmangshëm ka qenë krye temë edhe këtë javë që e lamë pas, e kur jemi tek inteligjenca artificiale dhe përhapja e përmbajtjeve me AI, YouTube ka njoftuar për një ndryshim politikash. Përdoruesit tani mund të kërkojnë që YouTube të heqë përmbajtjen e krijuar me AI që kërkon të simulojë fytyrën ose zërin e tyre. E derisa YouTube po bëhet platformë më e sigurt për përdoruesit, Italia ka vendosur që të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Masa që u prezantua javën që po e lëmë pas, synon të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkolla, përfshirë për qëllime mësimore. Ky vendim ishte marr kohë më parë, mirëpo tani autoritetet italiane kanë paralajmëruar që do të përkujdesen që ky vendim të zbatohet plotësisht në të gjitha shkollat.







