Sezoni i verës do të jetë i mbushur me aktivitete dhe festivale të ndryshme në tërë Kosovën. E tillë do të jetë atmosfera edhe në Gjilan, ku në muajin gusht atje do të organizohet edicioni i shtatë i Festivalit “Angros”.
Me moton “Rrënjët dhe Ëndrrat”, më saktësisht nga data 2 deri më 4 gusht, do të jenë dy netë magjike me performanca unike dhe aktivitete të shumta me “Rock Vibes” dhe “Electronic Vibes” me shumë artistë dhe DJ-të më të mirë vendor.
Po ashtu, në këtë festival do të ketë hapësirë edhe për fëmijë, ku ata do të zbulojnë krijimtarinë e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme artistike dhe surprizave të veçanta.







