Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar krahas detyrave dhe përgjegjësive që bartë, duke mbrojtur dhe siguruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë, pa dallim. Përveç detyrave rutinë, Policia e Kosovës vazhdimisht po lanson fushata vetëdijesuese, e një nga fushatat më të fundit të tyre, është ‘Njihuni me policin e lagjes suaj’. Qëllimi i kësaj fushate është që qytetarët të bëhen pjesë integrale e komunitetit ku jetojnë duke nxitur njerëzit të bashkëpunojnë me policinë, në aspekte të ndryshme të sigurisë dhe rendit.
Nëpërmes kësaj fushate Policia e Kosovës ka mbajtur takime me komunitetet, për të trajtuar problematika të sigurisë në lagje duke krijuar raporte miqësore me qytetarët.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka lansuar edhe fushata të tjera vetëdijesuese për dhunën në familje, sigurinë e këmbësorëve, këshilla për respektimin e rregullave të trafikut e shumë aspekte të tjera.







