Stina e verës është një nga stinët e preferuara për shumë njerëz. Përveç temperaturave të larta, vera na jep mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë jashtë shtëpive tona. Aktivitete të shumta, pushimet e ditët më të gjata, na bëjnë që të ndihemi më të relaksuar dhe më të lumtur. Kjo stinë sjellë edhe përfitime të shumta shëndetësore që kontribuojnë në mirëqenien tonë.
Siç vlerësojnë ekspertët shëndetësorë, stina e verës sjellë përfitime të shumta për shëndetin tonë.
Sipas tyre, gjatë verës është vërtetuar që kemi shëndet më të mirë të zemrës, sepse marrim pjesë më shumë në aktivitete fizike duke përmirësuar shëndetin e zemrës.
Vitaminën D, gjatë stinës së verës e marrim në mënyrë natyrale dhe në doza të larta që na ndihmon në mirëqenien tonë të përgjithshme. Po ashtu, sipas studimeve gjatë verës nivelet e stresit janë më të ulëta dhe gjatë kësaj stine njerëzit bëjnë gjumë më të mirë.
Prandaj, përveç që të kujdesemi nga temperaturat e larta, ti shijojmë të mirat që na i sjellë kjo stinë.







