– Më 28 qershor, të vitit 1997, kënga “I’ll Be Missing You” e interpretuar nga Puff Daddy dhe Faith Evans, arriti të klasifikohet në vendin e parë në top listën e këngëve më të mira në Billboard dhe qëndroi në atë pozitë për tre javë rresht.
– Më 28 qershor, të vitit 1968, rock bendi Pink Floyd, lansuan albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘A Saucerful Of Secrets’. Ky ishte albumi i fundit që u incizua me të gjithë anëtarët e grupit.
– Me datën 28 qershor, të vitit 2007, bendi Spice Girls konfirmuan se do të riformoheshin për një turne botëror, që do të zhvillohej në dhjetor 2007 dhe janar 2008, me formacionin origjinal, që nuk kishin performuar në skenë, që kur Geri Halliwell braktisi bendin në fjalë, në maj të vitit 1998.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bendi The Eagles, arritën në pozitën e parë në top listat e albumeve më të mira në SHBA, me albumin e tyre të katërt ‘One of These Nights’. Albumi në fjalë, u bë albumi i tyre më i dëgjuar, duke i sjellë grupit edhe një çmim ‘Grammy’, për këngën ‘Lyin’Eyes’, që ishte pjesë e këtij albumi.







