18 qershori i çdo viti, i është ndarë shënimit të ‘Ditës Ndërkombëtare të Piknikut’. Origjina e kësaj ngjarjeje është e panjohur, por kjo nuk e zbeh popullaritetin e saj në shumë vende anembanë globit që të festojnë për daljen në natyrë. Sot, të gjithë ne mund të shënojmë ‘Ditën Ndërkombëtare të Piknikut’, duke dalë jashtë dhe duke shijuar natyrën me miqtë, familjen apo mund të merrni me vete vetëm mikun tuaj më të mirë – librin dhe të shijoni mrekullitë e natyrës!
Sigurohuni që të jeni të përgatitur për Ditën e Piknikut, duke paketuar gjithçka që ju nevojitet paraprakisht. Bëhuni gjithashtu kreativ – paketoni diçka të veçantë që e dinë vetëm ata që marrin pjesë (si një recetë sekrete) në mënyrë që të gjithë të kenë diçka të re dhe emocionuese që mund të presin me padurim në sofrabezin e piknikut. Shpresojmë të shijoni piknikun tuaj të radhës!
Mos harroni të kujdeseni për planetin tonë, duke paketuar enët ripërdorshme për vaktin tuaj të ardhshëm në natyrë dhe mos harroni të paketoni edhe pak krem kundër diellit!







